Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Digjet objekti i një marketi në Lipjan

Objekti i një marketi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e hershëm në Lipjan.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 05:40,  është raportuar për një  objekt të përfshirë nga zjarri në Lipjan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu  janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit”, ka thënë ai.

Sipas tij, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.

“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e tij.