Foto: Ilustrim

Digjet një vilë banimi në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është djegur një vilë banimi – pushimore në Skenderaj.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 02:16.

Policia ka njoftuar se nuk është raportuar për të lënduar.

Pas pranimit të informatës për një zjarr, Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit dhe njësitet e KEDS-it.

“Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet kompetente janë duke hetuar rastin”-ka njoftuar Policia.