Digjet një veturë në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Para më pak se një ore një veturë është djegur në Prishtinë, në rrugën “Afrim Loxha”.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën ‘Afrim Loxha’ në Prishtinë ku është djegur një veturë”, ka thënë ajo.

Tutje Ahmeti ka treguar se nuk ka të lënduar dhe se zjarri është lokalizaur.