Digjet një veturë në Leposaviq-FOTO

Një veturë është përfshirë nga flaka sonte në mbrëmje.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet vetura deri sa është e përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Leposaviqit.

Sipas qytetarit që ka dërguar fotografi në KALLXO.com, në vendin e ngjarjes janë thirrur edhe ekipet e sigurisë dhe zjarrfikësit që kanë shuar zjarrin.

Fotografia e dërguar nga qytetari, Foto: KALLXO.com