
Digjet një veturë në lagjen Lakrishtë në Prishtinë
01.4.2023 - 22:02
Një veturë është përfshirë nga zjarri sonte në lagjen Lakrishtë në kryeqytet.
Në adresë të KALLXO.com një qytetar ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.
Në pamje shihet se në vend të ngjarjes kanë dal zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
KALLXO.com ka kërkuar informacione shtesë nga Policia e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.