Foto: Pixabay

Digjet një veturë në Fushë Kosovë, dikush ia vuri flakën

Një veturë në Fushë Kosovë është djegur të enjten në orët e mbrëmjes.

Një qytetar ka njoftuar Policinë e Kosovës se vetura e tij ka marrë flakë.

Nga video-incizmet prej vendit të ngjarjes ishte vërejtur se një i dyshuari i kishte vënë flakën veturës.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vetura e tij me targa lokale është përfshi nga zjarri. Në video incizime në vendin e ngjarjes është vërejtur një person i dyshuar i cili i ka vënë flakë. I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”– thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.