Vetura në zjarr/ Ilustrim

Digjet një veturë në Dragash

Dje në Restelicë të Dragashit është djegur një veturë. Sipas Policisë së Kosovës, vetura është djegur komplet si pasojë e zjarrit.

Ankuesi dyshon se zjarrin e shkaktuan personat me të cilët kishte një mosmarrëveshje.

Policia ka bërë me dije se rasti është në hetime.