Foto: KALLXO.com

Digjet një veturë në autostradën “Arbën Xhaferi” (FOTO)

Në autostradën “Arbër Xhaferi” një veturë është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka treguar se nga ky incident nuk ka persona të lënduar.

“Në ora 14:53, policia është njoftuar se në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, kilometri i 6-të, Prishtinë – Lipjan, një veturë është përfshirë nga zjarri”, ka thënë Krasniqi.

Tutje ai ka treguar se shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë ndonjë defekt teknik.

FOTO: KALLXO.com
FOTO: KALLXO.com
FOTO: KALLXO.com