Digjet një shtëpi në Zubin Potok, rasti po hetohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar se shtëpia e një burri kosovar për shkaqe ende të panjohur është përfshi nga zjarri në Zubin Potok.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orët e para të ditës së marte, rreth orës 01:30.

Tutje është njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori, i cili e ka cilësuar rastin si “Zjarrvënie”.

Rasti është duke u hetuar.