Foto- RTV 21

Digjet një shtëpi në Vushtrri

Sot në mëngjes rreth orës 06:30 ka filluar të digjet një shtëpi në qytetin e Vushtrrisë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai tha se deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.

“Në ora 6:30, është raportuar rasti i një shtëpie që ishte kapluar nga zjarri, zjarrëfiksit kanë intervenuar, deri me tani nuk është raportuar për të lënduar”, ka thënë Zahiti. Ndërsa, shkaqet i këtij zjarri ende nuk dihen./21Media