Digjet një shtëpi në Prishtinë, një grua në gjendje kritike

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të së premtes janë njoftuar se një shtëpi në rrugën “Rexhep Krasniqi” në kryeqytet është duke u djegur.

Policia e Kosovës dhe njësitë e tjera relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se në shtëpi është gjetur një grua në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve, gjendja e saj është kritike.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë duke e hetuar rastin dhe se ende nuk dihen shkaqet që çuan deri te zjarri brenda shtëpisë.