Digjet një shtëpi në Podujevë

Një person nga Podujeva ka raportuar në polici se disa persona ia kanë djegur shtëpinë e pabanuar në fshat dhe një fushë-pyll rreth dy hektarë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në ora 17:17 dhe nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me këtë rast.