Ilustrim

Digjet një shtëpi në Pejë

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në orët e mëngjesit në Pejë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Sipas tyre, vlera e dëmeve të shkaktuara nga zjarri është rreth 5 mijë euro.

“Është përfshirë nga zjarri shtëpia pronë e ankuesit mashkull K/Shqiptar. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Vlera e dëmeve të shkaktuara nga zjarri sipas ankuesit është rreth 5000 euro. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë.