Foto: Ilustrim

Digjet një shtëpi në Malishevë

Një shtëpi është kapluar nga flakët e zjarrit mbrëmjen e kaluar në fshatin Senik të Komunës së Malishevës.

Policia ka njoftuar se pronari i shtëpisë ka raportuar se shtëpia e tij në rrethana të panjohura është djegur.

Përveç dëmeve materiale policia nuk ka raportuar për persona të lënduar.