Ilustrim

Digjet një shtëpi në Lipjan

Një shtëpi është djegur mbrëmë pas mesnate në qytetin e Lipjanit.

Rastin për KALLXO.com e ka konfrimuar Bajram Krasniqi nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.

“Më 04.01.2020, rreth orës 01:45, policia është njoftuar për një zjarr në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Lipjan, në vend ngjarje ka dal policia dhe zjarrfikësit. Bëhet fjalë për zjarr në një shtëpi”, ka thënë Krasniqi për KALLXO.com.

Sipas tij, rasti është duke u trajtuar nga policia.