Ilustrim

Digjet një shtëpi në Gjakovë

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në qytetin e Gjakovës.

Pronari i saj ka raportuar në polici se rasti ka ndodhur në rrethana të panjohura, dje rreth orës 13:00.

PK-ja njofton se në vendin e ngjarjes kanë dal  njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin, po ashtu rastit i janë përgjigjur njësiti kujdestar i KEDS-it.

Si pasojë e zjarrit ka pasur dëme materiale, vlera e dëmit të shkaktuar nuk dihet.