Ilustrim

Digjet një shtëpi në Ferizaj nga një qiri, lëndime pësojnë dy persona

Një person është lënduar pasi shtëpia ku po banonte është përfshirë nga zjarri për shkak të një qiriri të ndezur.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Ferizaj mbrëmë pak para mesnatës.

Pasi që shtëpia kishte filluar të marrë flakë, ankuesi ka tentuar ta shuaj zjarrin dhe ka pësuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësiti i zjarrfikësve të cilët e kanë shuar zjarrin. Gjatë shuarjes së zjarrit, lëndime ka pësuar dhe një zjarrfikës i cili ka marrë tretman mjekësor.