Ilustrim. Foto: KALLXO.com

Digjet një shtëpi në Brezovicë

Një person ka raportuar në Polici se në rrethana të panjohura ishte përfshirë nga flaka shtëpia ku po qëndronte me qera.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 4:20 në Brezovicë.

Policia njofton se njësitë përkatëse dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Perveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz, thuhet në raportin e Policisë.