Foto: Ilustrim

Digjet një restorant në Radac të Pejës

Mbrëmë rreth orës 19:54 një restorant në fshatin Radac të Pejës është përfshirë nga flakët.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

“Po ashtu kanë dalë edhe ekspertët e zjarrit dhe rrymës”, tha ai.

Gashi shtoi se lidhur me rastin është njoftuar prokuroi i shtetit, i cili ka kërkuar të përpilohet një raport informues derisa të dalë raporti i ekspertit të zjarrit.

“Sot prapë del eksperti i zjarrit të konstatojë shkaktarin e zjarrit me këqyr a ka elemente që të iniciohet rast”, tha ai.

Sipas policisë, rreth orës 23:00 është shuar zjarri dhe nuk ka persona të lënduar.