Digjet një pompë e benzinës në Mramor

 

Në orët e para të ditës së sotme është djegur një pompë derivatesh në fshatin Mramor të Prishtinës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se informatat e para lidhur me rastin i kanë pranuar rreth orës 04:00.

“Rreth orës 04:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një pompë derivatesh në fshatin Mramor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ahmeti njoftoi se zjarri është lokalizuar dhe se nuk është raportuar për persona të lënduar.