
Digjet një lokal në Prishtinë, zjarri prek edhe një objekt ngjitur
14.2.2025 - 10:05
Një lokal në rrugën “Epiri”, në Prishtinë është përfshirë nga zjarri, më 14.02.2025, rreth orës 05:15.
Këtë rast për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tregon se Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të lokalizuar zjarrin.
“Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale. Zjarri ka prekur edhe një objekt në afërsi të objektit që po digjej, ndërkaq për shkaqe sigurie janë larguar disa automjete përreth vendit të ngjarjes.” – ka deklaruar Borovci.
Tutje, ai thotë se në koordinim me Prokurorin, Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.