Ilustrim

Digjet një fidanishte në Oshlan të Vushtrrisë

Një burrë ka njoftuar policinë se i është djegur fidanishtja.

Rasti ka ndodhur në fshatin Oshlan të Vushtrrisë, më 20.08.2024

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i zjarrfikësve që e kanë lokalizuar zjarrin.

Sipas raportit policor, rasti “zjarrvënie” është inicuar në konsultim me prokurorin dhe mbetet në hetime.