Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Digjet një banesë në Shtime natën e vitit të ri

Policia e Kosovës ka njoftuar se pak orë pas ndërrimit të moteve një banesë në qytetin e Shtimes ishte përfshirë nga zjarri.

Pas njoftimit të Policisë, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Në këtë rast nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, derisa Policia e Kosovës njofton se nuk dihet rrethanat që çuan deri të djegia e banesës.