Digjet një veturë në Zveçan, ishte e regjistruar me targa RKS

Mëngjesin e sotëm një veturë në komunën e Zveçanit është djegur.

Policia ka njoftuar se vetura ishte me targa RKS dhe pronë e një qytetari serb.

“Lidhur me rastin nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet, përderisa Policia e Kosovës lidhur me rastin ka ndërmarr veprimet e nevojshme operativo hetimore” – thuhet në njoftimin e policisë. 

Ditëve të kaluara mbi 500 zyrtarë policorë në veri të Kosovës kanë ofruar dorëheqjet e tyre nga postet që kanë pasur.

Ngjashëm kanë vepruar edhe deputetët e Listës Serbe në Kuvend, gjyqtarë e prokurorë.

E gjithë kjo nisi pas suspendimit të drejtorit të policisë rajonale në veri të Kosovës, Nenad Gjuriq.

Kjo pasi që i njëjti dyshohet se sabotoi dhe bëri thirrje për rezistencë kur tha se nuk do të lëshoj fletë- qortime ndaj qytetarëve serb që kanë targa ilegale.