Digjet lokali, Fushë Kosova pa rrymë

Për rreth një orë, një pjesë e Komunës së Fushë Kosovë nuk ka pasur energji eklektike për shkak të djegies së një lokali.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

“Shkyçja për rreth një orë është për me kërkesë së Policisë së Kosovës për shkak  të djegies së një lokalit në Fushë Kosovë. Është bërë shkyçje emergjente”, ka thënë Buzhala.

Ai tutje ka shtuar se problemi është rregulluar dhe energjia eklektike është kyçur përsëri.

KALLXO.com po tenton të marr një konfirmim nga ana e policisë për djegien e lokalit në Fushë Kosovë.