Foto: Mytaher Haskuka/Facebook

Digjet kutia e rrymës në objektin e Muzeut të Dëshmorëve në Prizren

Kutia shpërndarëse e rrymës në Muzeun e Dëshmorëve, në fshatin Landovicë të Prizrenit, që u përurua të shtunën, është përfshirë nga zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, ndërsa nuk dihet për shkaqet e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, kurse ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

KALLXO.com ka raportuar edhe dje për koston e investimeve që Komuna e Prizrenit ka bërë për ngritjen e këtij Muzeu.

Muzeu i përuruar me gabime drejtshkrimore, Komunës së Prizrenit i kushtoi mbi 67 mijë euro