Foto: Ilustrim

Digjet kulmi i një ndërtese në një fshat të Graçanicës

Në fshatin Llapnasellë të Graçanicës është djegur kulmi i një ndërtese.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është hapur pas ankesës së një personi i cili ka deklaruar se nën kulmin e djegur gjenden katër banesa të tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë  njësiti i zjarrfikësve të cilët e kanë shuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar, kurse në raportin policor nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo i pa qëllimshëm.

Rasti ka ndodhur dje në mëngjes.