Digjet billboardi i 'Liria ka emër' në hyrje të Graçanicës

Në orët e para të mëngjesit është djegur billboardi “Liria ka emër” në hyrje të  Graçanicës, afër Kishnicës.

Disa patrola të policisë janë në vend të ngjarjes.

Po ashtu në vend ngjarje janë edhe dy patrola të carabinerëve.

“Liria ka emër” është një platformë që është formuar për t’u dalë në mbrojtje ish-udhëheqësve të UÇK-së të cilët janë duke u gjykuar në Hagë nga Dhomat e Specializuara.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com