Digjet banesa në Gjakovë, vdes një vajzë 11 vjeçare

Një vajzë e moshës 11 vjet ka vdekur në Gjakovë, si pasojë përfshierjes nga zjarri të banesës ku jetonte.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

Ai ka thënë se rasti tragjik ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.

“Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjendur trupi i viktimës femër/kosovare lindur në vitin 2011 për të cilën ekipi mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me rekomandimin e të cilët është iniciuar rast “Hetim i Vdekjes” dhe “Zjarrvenje”. Trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Elezi për KALLXO.com.