Digjen rreth 30 hektarë pyje në Gjakovë

Djegiet e pyjeve gjatë muajit mars kanë qenë shumë të shpeshta. Pothuajse në secilën ditë janë raportuar hapësirë të shumta të përfshira nga zjarret.

Edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar dy zona pyjore të përfshira nga zjarret.

Në fshatin Damjan të komunës së Gjakovës, një burrë ka raportuar se i janë djegur 10 hektarë pronë e ankuesit dhe disa bashkëfshatarëve tjerë.

Edhe pse njësitet e zjarrfikësve, nuk kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin për shkak të vështirësive pse qasje në hapësirën e djegur.

Gjithashtu edhe në fshatin Llugaxhi të po kësaj komune është raportuar se janë djegur 20 hektarë.