Digjen njehsorët elektrik të një objekti në Fushë Kosovë, identifikohet i dyshuari

Njehsorët elektrik të një objekti në Fushë Kosovë janë djegur mëngjesin e së enjten, 31.10.2024.

Policia dyshon për një zjarrvënie të qëllimshme.

Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës tha për KALLXO.com se rreth orës 00:30 në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, është raportuar një zjarr në njehsorët e rrymës elektrike të një objekti.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ka identifikuar një person të dyshuar”- tha Borovci.

Borovci tha se me rekomandimin e prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.