Digjen mbeturinat, bashkë me to edhe kablloja e energjisë elektrike

Nga hedhja dhe pastaj djegia e mbeturinave te ura e lumit “Drenica” është djegë kablloja e energjisë elektrike 10 kV (kilo volt), me ç’rast stacioni i pompave KRONI/ Kuzmin në Fushë Kosovë ka mbetur pa energji elektrike, e derisa të rregullohet qytetarët do të mbesin edhe pa ujë. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku.

“Ekipet tona po dalin në terren, por rregullimi i saj do të zgjatë më shumë. Konsumatorët që furnizohen nga objekti prodhues KRONI në Fushë Kosovë, do mbesin pa furnizim me ujë deri në riparimin e kabllos elektrike”, ka thënë Mjeku duke shtuar se këto po ndodhin nga pakujdesia e faktorit njeri. RTV21