Digjen kamionët në barrikadën tek 'Kërrshi i Dudës' - PAMJE

Disa kamionë që ishin vendosur në barrikada në vendin e quajtur ‘Kërshi i Dudës’ janë djegur gjatë natës së mbrëmshme

Dy rrugë për të hyrë në Mitrovicën e Veriut ende janë të bllokuara nga barrikadat që u vendosën të martën.

Ndonëse largimi i barrikadave është premtuar që të fillojë sot në mëngjes, diçka e tillë nuk është parë ende.