Ilustrim

Digjen dy vetura në Vushtrri

Një veturë është djegur, dhe një tjetër është dëmtuar nga zjarri që ka përfshirë ato në Vushtrri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.

Krasniqi ka treguar për KALLXO.com se Policia është njoftuar se është djegur një veturë në Vushtrri.

Por Krasniqi më tej ka thënë se në një parking në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri një veturë ishte përfshirë nga zjarri dhe një tjetër afër saj është dëmtuar nga zjarri.