Vetura në zjarr/ Ilustrim

Digjen dy vetura në Dragash

Dy vetura janë përfshirë nga flakët mbrëmë në Dragash.

Sipas raportit policor, veturat janë djegur në një depo dhe kanë qenë jo funksionale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve, të cilët kanë fikur zjarrin. Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar arrin rreth 1000 euro.

Rasti është duke u hetuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në mesnatë.