Vetura në zjarr/ Ilustrim
Digjen dy vetura në Çagllavicë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
17.9.2024 - 10:00
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 16.09.2024, një burrë ka raportuar se në parkingun e autosallonit të tij që ndodhet në Çagllavicë ka ndodhur një zjarrvënie.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, zjarri është bërë qëllimshëm nga personat e panjohur.
“Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se zjarrin e kanë shkaktuar (kanë djegur veturat) dy persona të panjohur të cilët kishin shkuar aty me një veturë të panjohur”- thuhet në raportin e publikuar më 17.09.2024
Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.
Lidhur me këtë ngjarje është njoftuar prokurori dhe rasti tani është nën hetim.