Foto - Afrim Ejupi / Kallxo.com
Digjen disa vetura në një auto-servis në Vushtrri
28.8.2024 - 12:58
Disa vetura janë djegur si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një auto-servis në Vushtrri, mesditën e së martës, më 27.08.2024.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas Zahitit, për këtë rast nuk ka të arrestuar dhe se ende nuk dihen shkaqet e shkaktimit të zjarrit.
“Njësitet relevante policore, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin”- ka thënë Zahiti për KALLXO.com.
Në konsultim me prokurorin, sipas tij, rasti është inicuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.