Spitali i Vushtrrisë

Digjen disa mbeturina afër Spitalit të Vushtrrisë

Afër objektit të Spitalit të Vushtrrisë janë djegur sot disa mbeturina e që si pasojë e zjarrit të shkaktuar, është dëmtuar dritarja e kabinetit të spitalit si dhe dera e impiantit.

Këtë për KALLXO.com lajmin e ka konfirmuar, drejtori i mjekësisë në këtë spital.

“Dritaret e derës së impiantit janë thyer dhe një dritare e kabinetit të spitalit është djegur. Nuk ka pasoja në njerëz, as dëmtime të mëdha materiale”, ka thënë ai.

Ademi po ashtu ka potencuar se Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe i ka dërguar ekipet të cilat janë duke hetuar rastin.