Foto: Komuna e Malishevës

Digjen dhjetëra hektarë pyje në Malishevë

Dhjetëra hektarë pyje janë djegur sot gjatë ditës në Malishevë.

Në një njoftim të Komunës së Malishevës është thënë se janë djegur malet në mes të fshatrave Gurbardh dhe Turjakë.

Po ashtu, është thënë se janë regjistruar zjarre edhe në malet në mes të fshatrave Guriq dhe Pagarushë, në Panorc si dhe është djegur një shtëpi e pabanuar në fshatin Shkozë.

“Zjarre janë regjistruar në disa vende tjera, ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit kanë intervenuar në shuarjen e tyre”, është thënë në njoftim.

Tutje është treguar se kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, u ka bërë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes.

Në njoftimin e Komunës është thënë se në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe se zjarrfikësit janë ndihmuar edhe nga banorët.

Foto: Komuna e Malishevës
Foto: Komuna e Malishevës
Foto: Komuna e Malishevës