Ilustrim

Digjen 30 hektarë pisha e shkurre

30 hektarë me pisha e shkurre janë përfshirë nga flakët gjatë ditës së djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shajne në Komunën e Dragashit.

Policia ka njoftuar se kanë marrë raportimin për këtë zjarr ndërsa menjëherë kanë dalë ekipet kompetente në vendin e ngjarjes.

Ekipet e zjarrëfikësve kanë lokalizuar zjarrin ndërsa nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Lidhur me rastin policia ka njoftuar se është thirrur edhe Prokurori i Shtetit.

Rasti po cilësohet si zjarrvënie.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.