Ilustrim

Digjen 30 goma të kamionëve në Gjakovë

Një burrë është arrestuar në fshatin Lugbunar të komunës së Gjakovës, për zjarrvënje.

Policia njofton që i njëjti i kishte vënë zjarrin disa shkurreve.

Pas vënjes së zjarrit në shkurre nga i dyshuari, pas përhapjes janë djegur rreth 30 copë goma të kamionëve.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:35.