Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Diferenca e vogël e votave në Dragash, 308 votat e diasporës mund ta përcaktojnë fituesin

Komuna e Dragashit në zgjedhjet lokale 2021, nuk ka arritur ta zgjedh fituesin në raundin e parë të zgjedhjeve.

Në garë për balotazh, ishin kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Shaban Shabani i cili është duke pri në rezultatet preliminare me 5 mijë e 648, ndërsa Bexhet Xheladini kandidat për kryetar nga Lidhja Demokratike e Kosovës 5 mijë e 601 vota.

Diferenca mes këtyre dy kandidatëve është me 47 vota pro kandidatit të PDK-së.

Por, gjatë balotazhit, në Komunën e Dragashit sipas të dhënave të siguruara nga KALLXO.com, numri i fletëvotimeve të aprovuara nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit, 29 tetor – 12 nëntor është 308 vota, të cilat pritet të nisin të numërohen nesër më 16 nëntor.

Dallimi prej 47 votave dhe numri i madh i votave të diasporës mund të ndryshojë renditjen në Dragash.

raundin e parë të zgjedhjeve lokale 2021, kandidati i LDK-së prinë me rezultatet të votave të diasporës me 359, ndërsa kandidati i PDK-së kishte marr 77 vota.

Pas numërimit të votave të diasporës, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të filloj edhe numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.