Diaspora e Prishtinës voton VV-në

Numërimi i votave të diasporës të cilat janë urdhëruar të numërohen me një vendim të Gjykatës Supreme tashmë ka përfunduar dhe partia që ka marrë më së shumti vota (2,083) është lëvizja Vetëvendosje. LDK ka dalë e dyta me 1,053 vota.

E në njërën prej tavolinave janë numëruar votat e Diasporës nga Prishtina, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë bindshëm e para.

Partia e Albin Kurtit ka marrë 140 vota ndërsa LDK 36 vota.

PDK është e treta nga kjo tavolinë me 11 vota ndërsa koalicioni AAK-PSD ka marr vetëm 8 vota.