Diaspora e Istogut voton LDK-në, PDK e fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë më së shumti vota nga votuesit e Istogut që jetojnë në diasporë e që votën e tyre e kanë dërguar përmes postës.

Në njërën prej tavolinave ku po numërohen fletëvotimet e Istogut nga DiasporaLDK ka dalë para LVV-së.

LDK që kandidate për kryeministre kishte Vjosa Osmanin nga Diaspora e Istogut ka marrë 64 vota.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje që në zgjedhjet e 6 tetorit garonte me kandidat për kryeministër, Albin Kurtin, nga votat e Diasporës së Istogut ka marrë 54 vota.

Koalicioni AAK-PSD nga kjo komunë ka marrë 15 vota ndërsa NISMA- AKR-PD 8 vota. PDK ka marrë një votë më pak, 7.