Polica kufitare me QR Code, Byroja Kosovare e Sigurimeve
Diaspora duhet ta paguaj policën e sigurimit, por do të rimbursohen
Sipas drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, ka njoftuar qytetarët që forma e subvencionimit ka ndryshuar dhe këtë njoftim e kanë bërë nëpërmjet mediave, në pikat kufitare po ashtu ka njoftime, e madje sipas tij, dhe në Policën e Sigurimit është shënuar me të kuqe.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka ndryshuar formën e subvencionimit të policës kufitare, e cila tani dallon nga ajo e kaluara.
Mazreku ka sqaruar, se ata kanë bërë një njoftim në media, në pika kufitare dhe se po ashtu në ato pika e kanë sqaruar se mjetet e paguara mund të rimbursohen.
“Në këtë vit diaspora do të paguaj polisen, por ne si BKS kemi vendosur QR codin nëpër mjete të cilët e kanë mundësinë që të mbushin aplikacionin për rimburismin e mjeteve”, ka theksuar ai.
Mazerku ka përfunduar duke thënë se ata do t’i verifikojnë pagesat e policës së sigurimit se janë apo nuk janë valide./RTV Dukagjini/