
Diaspora dërgoi para më shumë gjatë pandemisë
Në 5 muajt e parë të vitit 2020, sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës, diaspora e Kosovës ka dërguar në Kosovë 348 milionë euro para.
Ndërsa vetëm gjatë kohës sa në Kosovë pati mbyllje për shkak të pandemisë COVID-19, për muajt mars, prill dhe maj, dërgesat e diasporës në Kosovë kapin shifrën e 227 milionë euro.
Në krahasim me 5 vitet e kaluara, diaspora ka rritur ndjeshëm vlerën e parave që kanë dërguar në Kosovë në 5 muajt e parë të vitit.
Përderisa e gjithë bota është duke u përballur me pandeminë COVID-19, kjo nuk e ka penguar diasporën e Kosovës që të dërgoj para në Kosovë.
Sipas statistikave të BQK-së, diaspora ka dërguar në Kosovë në muajin janar 62.3 milionë euro. Në muajin shkurt 1 milion më shumë, 63.3 milionë euro.
Ndërsa në muajin mars ka dërguar 61.7 milionë euro, ndërsa në muajin prill 60.3 milionë euro. Ndërsa në muajin maj sipas BQK-së në Kosovë, janë ardhur 100.7 milionë euro të diasporës kosovare.
Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndonëse këtë vit e gjithë bota është përballur me krizë financiare për shkak të pandemisë, diaspora ka kaluar vlerën e parave të dërguara në Kosovë.
Gjatë vitit 2019, për 5 muajt e parë të vitit, diaspora kishte dërguar në Kosovë 331.9 milionë euro apo, rreth 17 milionë euro më pak.
Ndërsa krahasuar me vitin 2018, këtë vit diaspora ka dërguar 40 milionë euro më shumë.
Në periudhën e njëjtë të vitit 2018, diaspora kishte dërguar 308.5 milionë euro.
Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha paratë e dërguara në Kosovë në 6 vitet e fundit për periudhën janar – maj.
2020
Janar – 62.3 milionë euro
Shkurt 63.3 milionë euro
Mars 61.7 milionë euro
Prill 60.3 milionë euro
Maj 100.7 milionë euro
Totali = 348.3 milionë euro
2019
Janar – 56.4 milionë euro
Shkurt – 56.6 milionë euro
Mars – 71.7 milionë euro
Prill – 68.8 milionë euro
Maj – 78.4 milionë euro
Totali = 331.9 milionë euro
2018
Janar – 55.3 milionë euro
Shkurt – 53.0 milionë euro
Mars – 62.2 milionë euro
Prill – 64.3 milionë euro
Maj – 73.7 milionë euro
Totali = 308.5 milionë euro
2017
Janar – 48.0 milionë eur
Shkurt – 50.7 milionë euro
Mars – 64.7 milionë euro
Prill – 57.9 milionë euro
Maj – 67.6 milionë euro
Totali = 288.9 milionë euro
2016
Janar – 42.6 milionë euro
Shkurt – 48.0 milionë euro
Mars – 53.7 milionë euro
Prill – 58.1 milionë euro
Maj – 57.3 milionë euro
Totali = 259.7 milionë euro
2015
Janar – 47.2 milionë euro
Shkurt – 47.0 milionë euro
Mars – 53.0 milionë euro
Prill – 52.8 milionë euro
Maj – 58.3 milionë euro
Totali = 258.3 milionë euro