‘Dialogu Kombëtar për Rini’ - sfida kryesore punësimi

‘Punësimi dhe ndërmarrësia 24.5% problem për rinjët e Kosovës’, kjo përqindje është nxjerrur nga  raporti ‘Dialogu Kombëtar për Rini’ i përpiluar nga Ministria e Rinisë Kulturës dhe Sportit (MKRS), që u prezantua sot para përfaqësuesve të organizatave rinore.

Donika Gashi zyrtare për bashkëpunim dhe kordinim në MKRS, tha se ky raport (MKRS) ka idetifikuar nevojën për rritjen e pjesëmarrjes së rinisë në vendim-marrje brenda nivel lokal 18.7%, 13.7% në edukim joformal, punësimi dhe ndërmarrësia ka arritur përqindjen më të lartë 24.5%, si dhe reformimi i aspektin ligjor nisur nga plotësimi-ndryshimi i Ligjit për Rini në udhëzimet administrative, veqanarisht në udhëzimin adminisrativ për Këshillin e Veprimit Rinor Lokal (KVRL), të cilat kanë bërë kërkesë për zgjatje të mandatit të kryetarit pasi që sipas tyre dy vite janë të pamjaftueshme për të udhëhëqur KVRL-në.

“Sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjët, sipas vetë të rinjëve dhe organizatave rinore janë të shumta, por tri më kryesoret jane: punësimi dhe ndërmarrësia, pjesmarrja e rinisë në vendimarrje dhe shëndeti, edukimi dhe promovimi shëndetësor”- tha ajo.

Sipas raportit ndarja e subencioneve për rininë në komuna eshtë shumë e vogël dhe madje diskriminuese në raste të caktuara dhe krijimi i një nën-kodi buxhetor për rini në nivel të komunës është domosdoshmëri.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti i cili theksoi që arsyeja kryesore pse jemi mbledhur sot është për të adresuar çështjet e rinisë si dhe për të festuar të arriturat e tyre për këtë shkak ka filluar nisma e “Dialogut Kombëtar për Rini”, në mënyrë që ata të jenë pjesë aktive e shoqërisë në të ardhmën , poashtu përmendi edhe bursat të shpërndara për studentët e dalluar dhe realizimin e arsimit të lartë pa pagesë.

“Kemi rritur arsimin për 12%, janë mundësuar studimet e nivelit të lartë pa pagese, 3000 bursa janë dhënë për studentë, 1300 bursa për vajza në shkenca teknologji dhe inovacion”- potencoi Kurti.

‘Dialogu Kombëtar për Rini’ është emëruar për të identifikuar sfidat dhe të arrituturat e rinisë, nën organizimin e fokus grupeve: nga takimet me zyrtarët komunal, përfaqësuesit e Qendrave Rinore, përfaqësuesit e KVRL-ve, përfaqësuesit e KYC-Këshillit të Nxënësve të Kosovës, me përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara si dhe me organizatat të ndryshme rinore.

Ky hulumtim është bërë me të rinjët 15-24 vjet, 305 prej tyre janë përgjigjur në pyetësor dhe 35 organizata të rinjëve po ashtu.

Sipas MKRS është kërkuar të ketë takime edhe me komunitetin serb që të bëhët pjesë e hulumtimit të raportit por asnjë prej tyre nuk ka qenë prezent.