Dhuro 1 euro për luftën kundër kancerit të gjirit duke blerë veshje

Muaji tetor njihet si muaji rozë i rezistencës ndaj luftës kundër kancerit të gjirit.

S//Sprint ka nis një kampanjë duke nxitur të gjithë blerësit që të dhurojnë nga 1 euro për gratë e prekura nga kjo sëmundje.

Përmes një njoftimi, S//Sprint tha se paratë e grumbulluara do të shkojnë për gratë e prekura nga kanceri i gjirit.

“Duro 1 euro duke blerë S//Sprint. Për çdo produkt të blerë në marketin online ndajmë 1 euro për gratë e prekura nga kanceri i gjirit” – thuhet në njoftim.

S//Sprint, një biznes i nisur nga disa tregtarë veshjesh është shndërruar në njërin prej brendeve kryesore të veshjeve sportive në vend. Së fundmi ky biznes ka lansuar linjën e re të prodhimit, për prodhimin e xhaketave dhe fustaneve sportive.

Konsumatorët vendorë në qendrat tregtare të vendit mund të gjejnë prodhimet e kompanisë S//Sprint.Kompania kosovare “S//Sprint” mbulon rreth 70% të veshjeve sportive në vendin tonë.

Kjo kompani prodhon dhe shet në Kosovë dhe më gjerë veshje të stilit sportiv si tuta sportive, bluza, duksa, të brendshme, çorape si dhe atlete sportive.S//Sprint në sektorin e prodhimtarisë ka startuar fillimisht me vetëm 3 punëtorë në fabrikë, ndërsa aktualisht ka mbi 150 punëtorë dhe fabrikën e prodhimit prej 3000 metra katrorë në Podujevë.

Prodhimet e kompanisë janë për të dyja gjinitë, si dhe për të gjitha moshat, duke filluar nga fëmijët e deri tek të moshuarit.

Aktualisht në Kosovë ka tre pika të shitjes, dy në Prishtinë dhe një në qytetin e Ferizajt. Por shumë shpejtë “S//Sprint” ka për synim që pikat e shitjes t’i hapë edhe në shumë qytete të tjera të Kosovës.

Zhvillimi i kompanisë nisi me prodhimin e tutave sportive ndërsa në vitin 2015 nisi prodhimi i të brendshmeve, për tu pasuar në vitin 2020 me prodhimin e çorapeve ndërsa në vitin 2022 kompania ka nisur të prodhojë edhe xhaketa dhe fustane sportive.

Ajo çka vlen të theksohet, është se S//Sprint prodhimin e produktit e bën të kualitetit të njëjtë, sikurse për tregun e Kosovës edhe për atë Evropës dhe më gjerë.

Elementi kryesor që përdoret për prodhimin e veshjeve sportive tek S//Sprint, është pambuku, pasi që ky material ofron mundësinë e komoditetit dhe lirshmërisë.