Dhunohet një grua në Viti

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar seksualisht nga një burrë.

Rasti ka ndodhur në Viti, më 13 prill.

Sipas policisë, personi i dyshuar është identifikuar dhe i njëjti është intervistuar në prani të mbrojtësit të tij, kurse viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor.

“Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.