FOTO ILUSTRIM

Dhunohet një grua në Pejë, i dyshuari lihet i lirë

Një grua është dhunuar në Pejë. Sipas raportit të Policisë, një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua në Pejë. I dyshuari sipas njoftimit të policisë pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Me 02.07.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali, pasi që i njëjti ka dhunuar seksualisht viktimën femër K/Egjiptiane. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.